Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi të partisë që udhëhiqet nga ai, Partisë Progresiste Serbe (SNS), ka folur kryesisht rreth platformës zgjedhore të partisë së tij për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi.

Megjithatë, përveç çështjeve të brendshme, Vuçiq ka folur edhe rreth pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

30 Gushti – Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve

Në këtë drejtim ai ka thënë se pret që Lista Serbe të merr pjesë në këto zgjedhje.

Gjithashtu, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, presidenti serb ka thënë se Serbinë e pret një vjeshtë dhe një dimër i vështirë, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.

“Veçanërisht pasi shqiptarët formojnë Qeverinë. Do të kërkojnë që ne ta njohim Kosovën, por një kompromis në të cilin Serbia nuk merr asgjë nuk do të kalojë, ata do të duhet të më ndërrojnë mua”, citohet të ketë thënë presidenti serb. /Telegrafi/